Tahiri: LV-ja do të jap përgjegjësi se cilat kërkesa ia përmbushi Milan Radoiçiqit
Në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës janë e zhvilluar debatin parlamentar për bisedat e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radoiçiq.
Në këtë debat parlamentar nuk janë duke marrë pjesë deputetët e Vetëvendosje.
Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti do të jep përgjegjësi se cila agjendë ka qenë ajo dhe cilat kërkesa i kanë përmbush pjesëtarit të BIA-s, Milan Radoiçiqit.
“Të isha në pozitën e tyre, për besë ndoshta e kisha pas rëndë të vija këtu dhe të ballafaqohesha me një çështje tepër të rëndë, por të vërtetës nuk munden të i ikin. Sot po ikin nga kjo seancë, por nesër nuk kanë me pas të mundur të ikin. Ata kanë me dhënë përgjegjësi, se cila agjendë ka qenë ajo dhe cilat kërkesa i kanë përmbush pjesëtarit të BIA-s, Milan Radoiçiqit”, ka thënë Tahiri.