Tahiri: LV-ja me kapela kanë vendos me i mbuluar shumë krime
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë seancës në foltore ka dalë me një kapelë. Me kapela kanë shkuar edhe deputetët e tjerë të PDK-së, të cilët i kanë vendosur në mikrofonët e deputetëve të Vetëvendosjes.
Kjo në shenjë aksioni ndaj bisedave që u publikuan mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasnqit, ku Mihali i thotë Krasniqit “a po vjen te ne… me kapelë”.
Ai ka kritikuar RTK-në që nuk po e transmeton seancën e kuvendit, por një “konferencë të kryeministrit Kurtit për të mbijetuarit e dhunës seksuale”.
“Ndërsa Kuvendin e Kosovës, institucionin që e ka themelu ky institucion paska vendosë më qitë në RTK3. Kjo s’ka ndodhë kurrë, asnjëherë. Këto kapelat e LV-së, Dejonës, që janë në RTK, janë tu e bë këtë krim. Ky është krim dhe ky është një tendencë më mbyt zërin opozitar, kjo është një tendencë me mbyt ata të cilët i denoncojnë krimet, ata që arrijnë me shpërfaqë hipokrizinë dhe kriminalitetin e këtij kuvendi”.
“Me këto kapela, që i nxori në pah Dejona, shefja e tyre, këta kanë vendos me i mbulu shumë krime. Mujnë me i mbulu përkohësisht, mirëpo jo përjetësisht”, ka thënë Tahiri.