Tahiri: LV-ja të heq dorë nga rruga e qeverisjes korruptive

19 dhjetor 2023 | 15:13

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar lidhur me deklaratat të LV-së, që sipas tyre opozita është pa alternativë. Tahiri ka thënë se LV-ja ka dështuar në qeverisje në këto tri vite, dhe se tani ka filluar të mbajë ligjërata koti se si bëhet opozita.

“Atyre që kanë bërë opozitë me tym e flakë, me gurë e gaz, nuk po ju pëlqen opozita jonë me rrugë institucionale, opozita jonë duke dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimet e tyre të mbrapshta. Ata frikësohen nga kushtetutshmëria dhe ligjshmëria prandaj janë në panik”, ka shkruar Tahiri.

Sipas Tahirit, LV-ja duhet të braktisë rrugën e qeverisjes korruptive dhe të dëmshme dhe jo t’i mbajë opozitës ligjërata.

“Në vend që t’i mbajnë ligjërata opozitës, Vetëvendosja duhet ta braktis vetë rrugën e qeverisjes korruptive dhe të dëmshme, pasojat e të cilës sot po i vërejmë me inflacionin dhe varfërimin e qytetarëve dhe nesër do t’i vërejmë edhe më qartë me ikjen masive të qytetarëve nga keqqeverisja e tyre”, ka shtuar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se opozita është duke e shfrytëzuar…