Tahiri: Macron nuk përmendi njohjen e Kosovës nga Serbia, kjo njëanshmëri është dështim i diplomacisë së Kosovës
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas letrës së presidentit francez, Emmanuel Macron, drejtuar Serbisë.
Tahiri ka thënë se Macron në këtë letër nuk përmend askund njohjen e Kosovës nga Serbia dhe sipas saj, kjo njëanshmëri është dështim i Qeverisë në diplomaci.
“Macron në letrën e tij para vizitës në Serbi përmend asociacionin, por nuk e përmend njohjen e Kosovës nga Serbia – ky fjalor i njëanshëm i gjithë vendeve të Quintit është dështim i diplomacisë së Kosovës – pra qe prej kur ka filluar dialogu mes Kurtit dhe Vuçiqit të gjithë ndërkombëtarët flasin për obligimet zbatuese të Kosovës dhe jo të Serbisë – po ky kori i militantëve të VV-së pse e ka mbyllur gojën për këtë çështje..?”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.