Tahiri: Malisheva do të jetë shembulli i partneritetit që do ta sjellë PDK-ja përmes Dekadës së Re
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se qytetarët e Malishevës kërkojnë një eksperiencë të re me pushtetin politik dhe janë të gatshëm më shumë se kurrë që këtë kërkesë t’ia besojnë kësaj partie.
Në përmbyllje të kuvendit zgjedhor të degës në Malishevë, ai ka thënë se Dekada e Re është platformë politike që s’do lë prapa asnjë vend, asnjë qytet dhe asnjë lagje.
Sipas Tahirit, Malisheva do të jetë shembulli i partneritetit që do ta sjellë PDK-ja përmes Dekadës së Re.
“Kjo është fryma që i ka dhënë shpirt mobilizimit të anëtarëve dhe mbështetësve të PDK-së, të cilët sot përmbyllën kuvendin zgjedhor të degës, në të cilin u legjitimuan strukturat e reja që do marrin përsipër qeverisjen e Malishevës. I përgëzoj qytetarët, mbështetësit dhe strukturat e PDK-së për integritetin dhe kulturën e lartë politike të treguar në këtë proces zgjedhor. Dekada e Re është platformë politike që s’do lë prapa asnjë vend, asnjë qytet dhe asnjë lagje. Malisheva do të jetë shembulli i partneritetit që do ta sjellë PDK-ja përmes Dekadës së Re”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/