Tahiri: Marrëveshja pa njohje s’ka legjitimitet të plotë
11 mars 2023
| 13:02
Ish-kryenegocitorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar qëndrimet e dy partive opozitare PDK dhe LDK sa i përket procesit të dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë.
Tahiri thotë se fakti që këto dy parti i thanë jo një marrëveshje pa njohje reciproke nënkupton se një marrëveshje e tillë s’ka legjitimitet të plotë.
“Fakti se partitë e mëdha opozitare PDK dhe LDK i thaneë jo marrëveshjes pa njohje reciproke kjo do të thotë se kjo marrëveshje nuk ka legjitimitet të plotë, aq më shumë që ka rënë përkrahje për kryeministrin Kurti në bazë të sondazhit të UNDP-së”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.