Tahiri: Më 9 shkurt përcaktohet fati i këtij vendi, ndoshta edhe për 100 vjetët e ardhshme
12 janar 2025
| 20:32
Besnik Tahiri, kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka folur për tubimin e sotëm të partisë, ku zyrtarisht u hap fushata për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.
Sipas Tahirit, kjo datë është një moment vendimtar për të ardhmen e vendit. Ai e përshkruan si një pikë kthesë “jo për katër vjet që vijnë, por ndoshta edhe për 100 vjetët e ardhshme.”