Tahiri me kritika ndaj qeverisë Kurti: Kapaku është anagazhim i Gani Jakupit me pagë 7 500 euro
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelaed Tahiri, ka mbajtur një konferencë për medie, në të cilin ka folur për vitin 2023.
Tahiri ka pasur shumë kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Ai e ka kritikuar qeverinë Kurti për diskriminimin me buxhet të komunave.
“50 për qind e buxhetit dërgohet në katër komunat që qeverisë VV-ja. Nuk mund të diskriminohen ne baza partiake qytetarët e Kosovës, nuk mund të ndahet buxheti ku 50 për qind e buxhetit të shkojë në katër komuna e të tjerat në komunat tjera”, ka deklaruar Tahiri, raporton “EO”.
Më tutje, ai e ka përmendi edhe Gani Jakupin, konsulentin e MPJD-së që merr 7 500 euro çdo muaj nga buxheti i Kosovës.
“Kapaku i krejt kësaj punë është edhe një kontratë që është angazhimi i Gani Jakupit ku paguhet prej 7 mijë e 500 euro”, ka thënë ai.