Tahiri me Paoluccin diskutojnë për reformat që i mbështet Banka Botërore

23 mars 2022 | 14:41

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka takuar sot drejtorin e Bankës Botërore Zyra në Kosovë, Massimiliano Paolucci, Sarah Coll-Black, ekonomiste e lartë dhe udhëheqëse e ekipit për Projektin e Reformës së Sistemit të Skemës Sociale e Bankës Botërore Zyra në Uashington dhe Lundrim Aliu, zyrtar për Punë të Jashtme i Bankës Botërore Zyra në Kosovë.

“Në takim diskutuam agjendën e reformave që i mbështet Banka Botërore, me theks atë të skemave sociale dhe reformën në fushën e inspektimeve. Në takim konfirmova se si grup parlamentar, do të mbështesim në Kuvend nismat që kanë për qëllim forcimin e sistemit tonë evropian dhe modernizimin e sektorit publik. Partneriteti me Bankën Botërore, sidomos në këto dy tema ka rëndësi për vendin tonë”, ka bërë me dije Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me Ligjin e ri të punës është duke u rekomanduar…