Tahiri: Me qeverisjen Haradinaj jetësuam shumë reforma që sot janë fakte, e jo fjalë e premtime

24 shtator 2019 | 16:24

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Besnik Tahiri, ka thënë se në angazhimin profesional nga viti 2012 për shtatë vjet rresht, në sferën ndërkombëtare me organizata siç është Instituti Demokratik Amerikan (NDI), Chemonics International e shumë organizata tjera, ka pasur mundësinë që të jetësojë pikëpamjet e tij për qeverisjen lokale si ekspert i shtetit të Kosovës në, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Azi.

“Në kuadër të angazhimit në cilësinë e këshilltarit të lartë të NDI Amerikan për Jordani, kam pasur rastin të punoj me, institucione dhe partnerët ndërkombëtarë duke përfshirë Oborrin Mbretëror, kryeparlamentarë, Ministra deputetë lidhur me procesin e Decentralizimit dhe reformat strukturore në qeveri. Veç kësaj, kam ofruar edhe rekomandime për hapat e mëtejmë që duhet ndjekur në këto fusha sektoriale”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se i vjen mirë që “edhe në vendin tonë, për 18 muaj jetësuam nën Qeverisjen Haradinaj edhe shumë reforma që sot janë fakte e jo fjalë e premtime”.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156393193871611&set=pcb.10156393197011611&type=3&__tn__=HH-R&eid=ARA3AJVZ172-1tQHqx_oC5mTiRO32-a9X8UW6y56pnu4YowGGnL_4em3JokkNoTVA6xpLb-tsnp79E–

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi gjatë…