Tahiri: Mendja e botës në pandemi, e Serbisë në luftëra

13 nëntor 2020 | 15:26

Pas kërcënimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për luftë në Kosovë ka reaguar ish-kryenegociatorja Edita Tahiri.

Ajo ka thënë se përderisa e gjithë bota e ka mendjen tek pandemia dhe Vuçiqi tek lufta, atëherë e gjithë kjo nuk është e çuditshme duke e marrë parasysh armatosjen e Serbisë nga Rusia.

Tahiri ka thënë se perëndimorët duhet të alarmohen nga e gjithë kjo deklaratë.

“Mendja e botës në pandemi, e Serbia mendjen në luftëra. Çfarë mendimi barbarë! Nuk është e çuditshme duke pasur parasysh se Rusia armatosi Serbinë. Megjithëse ne të gjithë, perëndimorët duhet të alarmohemi”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori sportiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, ka bërë me…