Tahiri: Mos të biem pre e manipulimit dhe mashtrimit të Vuçiqit

19 prill 2022 | 00:14

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar për propagandën që është duke bërë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në raport me Kosovën përmes mediave në Beograd se “Britania po e armatos Kosovën”.

Tahiri përmes një reagimi në “Facebook”, ka shkruar se nuk duhet të biem pre e manipulimit dhe mashtrimit të Vuçiqit.

“Propaganda armiqësore e Vuçiqit!
Nuk duhet të biem pre as si politikanë, e as si komentatorë politikë në lojën e ulët që e bënë presidenti Vuçiq me deklarimin e tij se “Britania po e armatos Kosovën”. Kjo deklaratë e ka vetëm një qëllim, largimin e vëmendjes nga sulmi armiqësor kundër Policisë së Kosovës në veriun e Kosovës, me një temë që nuk është temë, duke e ditur që aeroplani ka qenë pjesë e NATO-së dhe aranzhimit me KFOR-in. Mos të biem pre e manipulimit dhe mashtrimit të Vuçiqit. P.S. Lexoni titujt e gazetave në Serbi!”, ka shkruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për ndarjen nga jeta të djalit të porsalindur të Cristiano…