Tahiri: MPMS-ja të na tregon se çfarë borxhe po i lajnë shtetit më të moshuarit

29 dhjetor 2020 | 22:36

Drejtor i Inspekcionit në Komuna e Prishtinës, Adonis Tahiri ka kërkuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të dalë me një njoftim rreth mospagesës së një shumë të pensioneve për pensionistet.

“Mirë është që MPMS të del me sqarim nëse kanë gabuar…Ose, të na tregojnë se çfarë borxhe po i lajnë shtetit më të moshuarit”, ka shkruar Tahiri në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Tahirit pa ndërhyrje:

Me gjasë, “sharrë” pensionistëve këtë muaj…

Një javë pas daljes së pensioneve të rregullta, po dëgjoj që një numri të konsiderueshëm të pensionistëve iu është transferuar vetëm 20-30% e pensionit, disave pak më shumë, e disave ASNJË CENT.
Mirë është që MPMS të del me sqarim nëse kanë gabuar…Ose, të na tregojnë se çfarë borxhe po i lajnë shtetit më të moshuarit.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjerohet harta e përhapjes së variantit britanik të koronavirusit nëpër…