Tahiri: Mungesa e furnizimit me ujë në Podujevë është shqetësim i madh

16 korrik 2021 | 10:35

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka vizituar fabrikën e prodhimit të ujit në Shajkofc, për t’u njohur me kapacitetet, por edhe vështirësitë në furnizim me ujë për qytetarët e Podujevës.

“Në situatën e krijuar, me mungesë furnizimi me ujë të pijshëm për qytetin dhe fshatrat përreth, pa dashur të qëndroj indiferent për problemin, por me qëllimin që të mos i japim karakter partiak, jam kursyer nga kritikat.
Megjithatë, në dimensionin e menaxhimit publik, kam analizuar në hollësi, qoftë politikat por edhe financimin në këtë fushë. Komuna nuk mund të mjaftohet në diskutime e takime, në ballafaqim me krizën e paraqitur. Në Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023, përveç disa zgjerimeve që nuk prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme, as për rrjetin aktual e të mos flasim për zgjerim të rrjetit, nuk janë paraparë investime serioze”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se duhet rishikuar në tërësi, qasjen për furnizim të qytetit, por edhe të lagjeve/fshatrave që nuk kanë qasje në ujin e kontrolluar.

“Aktualisht, rreth 27% të fshatrave, lagjeve furnizohen me ujë nga puset apo sistemet e vogla lokale, të cilat nuk menaxhohen nga ujësjellësi, përfshirë këtu 41 institucione arsimore, apo 41%. Nga të dhënat e IKShPK-së, këto sisteme rezultojnë me kontaminim bakteror dhe nuk janë ujëra të sigurta për pije nga aspekti higjienik”.

“Për këtë, në platformat politike dhe qeverisëse, na duhet të prodhojmë zgjidhje për furnizim të qëndrueshëm në rrjetin aktual dhe shtrirjen e tij të plotë. Kyçja e disa fshatrave/lagjeve në rrjetin furnizues për qytetin, duhet parë si nevojë dhe e drejtë, për këtë na duhet të prodhojmë zgjidhje për furnizim të veçantë, duhet hartuar master plan që: Lumin e Popovës, Lumin e Kaçandollit; dhe Lumin Llap, t’i bëjmë pjesë të furnizimit të rrjetit aktual dhe të zgjerimit, duke përfshirë fshatrat e grykës së Llapit dhe Llapashticën, Katunishtën. Njëkohësisht, që fshati Revuç të ketë kyçje për banorët përmes burimeve të saj”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka theksuar se politikat qeverisëse, maten me veprime konkrete dhe financim.

“Andaj ne fillimisht, në platformën politike, e pastaj në planin qeverisës parashohim objektiva e veprime konkrete, në zgjidhjen e qëndrueshme të këtij problemi vital, për shëndet e mirëqenie”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), ka dalë…