Tahiri, Muratit: Nuk keni bërë asgjë për sektorin privat, rritni pagat
Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas konferencës për medie të ministrit të Financave, Hekuran Murati, ku ky i fundit i ka bërë thirrje sektorit privat që të rris pagat.
Tahiri ka thënë se është në dorën e Muratit që të rris koeficientin nga 105 në 129 euro, kërkesë kjo që disa herë e kishte kërkuar ky subjekt politik.
Ai ka thënë se është pikërisht kjo qeveri që në këto dy vjet e gjysmë e ka shkatërruar sektorin privat.
“Në këtë konferencë, ai kërkonte që sektori privat t’i rrisin pagat për punëtorët sepse u është rritur fitimi. E, është vet personi përgjegjës, që e ka në dorë, me një rishikim buxhetor, me një ndërrim të një neni, ta rris koeficientin nga 105 në 129 euro, siç kemi rekomanduar si AAK dhe me i rritë pagat në sektorin publik për 80 mijë njerëz”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.
Postimi i plotë i Tahirit:
Mirëmëngjesi qytetarë të Kosovës!
Rrugës për te Kuvendi i Kosovës e dëgjova konferencën për media të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati. Më la shumë përshtypje një mashtrim skandaloz që e bën me qytetarët e Kosovës, ministri Hekuran Murati.
Në këtë konferencë, ai kërkonte që sektori privat t’i rrisin pagat për punëtorët sepse u është rritur fitimi. E, është vet personi përgjegjës, që e ka në dorë, me një rishikim buxhetor, me një ndërrim të një neni, ta rris koeficientin nga 105 në 129 euro, siç kemi rekomanduar si AAK dhe me i rritë pagat në sektorin publik për 80 mijë njerëz.
Pra, e ka në dorë vendimin për t’i rritur pagat në sektorin publik, e kërkon një gjë të tillë nga sektori privat, që s’ka bërë asgjë për ta. Kjo është një qeveri, është një ministër i Financave që nuk ka bërë asgjë për sektorin privat, për biznesin, për ekonominë, veçse ua ka rënduar jetesën, e veçse u ka qëndruar mbi kokë, tash e dy vjet e gjysmë.
Paramendoni ku jemi!