Tahiri, Muratit: Pesë ministra i keni të zhytur në korrupsion
02 maj 2024
| 12:52
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i është përgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Sipas Tahirit, pesë ministra të qeverisë Kurti janë nën korrupsion.
Tahiri ka vlerësuar se bota e sheh si të korruptuar qeverinë Kurti.
“Pesë ministra janë nën korrupsion, pra ky është një lajm ndërkombëtar për Kosovën. Pesë ministra të kësaj qeverie.
“Bota e sheh si qeveri të korruptuar me pesë ministra të zhytur në afera korruptive”, ka thënë Tahiri.