Tahiri: Ndoshta Osmani dhe Kurti nuk vazhdojnë t’i mashtrojnë aleatët siç e mashtruan popullin
04 tetor 2024
| 16:18
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar vizitat jashtë vendit të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
Ajo thënë se liderëve institucionalë u është hapur rruga për këto vizita pas një viti.
Tahiri ka shkruar në “Facebook” se ata nuk duhet t’i mashtrojnë aleatët ashtu siç e mashtruan popullin.
“Pas një viti Kosovës iu hoqën sanksionet – pa sovranitet në veri, pa hapur urën e Ibrit dhe pa asnjë njohje. Pyetja është çka i thotë Kurti e Osmani diplomatëve tash kur iu hap rruga t’i takojnë! Ndoshta nuk vazhdojnë t’i mashtrojnë siç mashtruan popullin plotë një mandat…”, ka shkruar Tahiri.