Tahiri: Ndryshimi i Kodit Penal po shkon drejt fundit
25 dhjetor 2017
| 20:48
Një proces i nisur muaj më parë për plotësim ndryshimin e Kodit Penal, po shkon drejt fundit.
Madje Ministri i Drejtësisë po thotë se ka aq shumë ndryshime sa që pothuajse kanë hartuar një kod të ri.
Abelard Tahiri tha në një intervistë për Klan Kosovën se përmes këtyre ndryshimeve është forcuar lufta kundër krimit.
Ndërkohë për përfundimin e Kodit të Procedurës Penale, nevojiten edhe tre muaj për ta përfunduar.
Por, Ministri i Drejtësisë tha se është shumë i shqetësuar me një gjë tjetër, për çka ka marrë shumë ankesa në 100 ditë.
Ai foli edhe për çështjen e organizimi të provimit të jurisprudencës ku tha se në krye të këtij komisioni përsëri do ta propozojë Aleksandër Lumezin.