Tahiri në Asamblenë e KE-së: Konkluzion i përbashkët se demokracia në Serbi është e rrezikuar

22 janar 2024 | 16:58

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropë, ku është diskutuar raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi.

Tahiri ka shkruar në “Facebook”, ka thënë se është konkluzion i përbashkët që këto zgjedhje nuk kanë qenë të lira dhe që demokracia atje është në rrezik.

“Jemi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Për momentin është duke u diskutuar raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi. Është konkluzion i përbashkët që këto zgjedhje nuk kanë qenë të lira dhe që demokracia atje është në rrezik”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka shtuar se gjatë këtyre ditëve, si përfaqësues të Kosovës do të kenë disa takime.

“Gjatë këtyre ditëve, Kosova do të ketë disa takime, do të bëjmë gjithçka që është e mundur, që të përçojmë mesazh unifikues dhe të argumentuar, që Kosova e meriton anëtarësimin. Këto ditë do të jenë të rëndësishme dhe do të angazhohemi më shumë që të përçojmë këtë mesazh”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e sotëm…