Tahiri: Në asnjë mënyrë nuk tërhiqemi nga kërkesa për formimin e Komisionit Hetimor

21 prill 2022 | 13:34

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është diskutuar për themelimin e Komisionit Hetimor.

Ai ka thënë se në këtë mbledhje është argumentuar se përse duhet të themelohet ky komision.

Tahiri Ai ka thënë se kërkesa për këtë çështje është e PDK-së dhe si e tillë nuk do të tërhiqet në asnjë mënyrë.

“U bën 2 orë mbledhje dhe realisht e tëra ishte për Komisionin Hetimor. Kemi pasur debat të gjatë me argumente pse duhet të themelohet një komision hetimor për çdo procedurë të blerjes së energjisë, pastaj punësimet në KEK. Kjo kërkesë e PDK-së për themelimin e komisionit nuk daton me kërkesën e fundit, por kemi pasur edhe kërkesë më herët hetimin e blerjes së energjisë dhe hetimin e punësimeve në KEK ishte rrëzuar me votë nga LV-ja”.

“Është hera e parë që mazhoranca nuk e voton një komision hetimor parlamentar. Nuk ka ndodhur që pushteti ta bllokojë hetimin e një komisioni hetimor parlamentar. Ne si grupe dhe si deputetë të opozitës ajo çka u tha nga LV-ja nuk qëndron. Iniciues të këtij komisioni është PDK-ja, nuk jemi tri grupe dhe kemi nënshkrime nga katër grupe parlamentare. Grupi i PDK-së është iniciues i këtij procesi me 40 nënshkrime. Cili është roli i kryesuesit që LV-së po i pengon kaq shumë. Ne jemi në situatë duke bllokuar një hetim. 100 milionë euro tregon qartë për pozicionin e tyre. Ne propozuam me 6 nënshkrime dhe e rrëzuan. Kërkesa nuk tërhiqet në asnjë mënyrë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani është mjaft aktive sa i përket…