Tahiri në Dardanë: Kjo komunë ka nevojë për më shumë mbështetje në investime kapitale
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me kolegët e grupit parlamentar kanë vizituar nënkryetarin e Komunës së Dardanës, Faton Jakupi.
“Aktiviteti i Aleancës ndër vite në këtë qytet është shembull i një qeverisje të mirë. Lidershipi i treguar i Fatonit, Aleancën e ka faktorizuar si njërën ndër partitë kryesore në Kamenicë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.
Ai ka thënë se Dardana, si një komunë me kapacitete të mëdha në bujqësi e turizëm ka nevojë për më shumë mbështetje në investime kapitale nga pushteti qendror në veçanti rreth zhvillimit ekonomik lokal.
“I uruam sukses të mëtejmë në qeverisje dhe i ofruam mbështetjen tonë si deputetë të Kuvendit të Kosovës, në çështjet që janë në të mirë të qytetarëve të Komunës së Kamenicës”, ka shkruar Tahiri.