Tahiri në diskutim me të rinjtë në Akademinë Politike të FES-it: Brezi i ri është e ardhmja
05 maj 2023
| 11:50
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka mbajtur një diskutim me liderë të rinj në Akademinë Politike të FES-it.
Tahiri gjatë diskutimit ka prezantuar rrugën dhe hapat e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Ai ka theksuar se tani është i nevojshëm një plan i detajuar të konkretizohet nga të gjithë akterët institucionalë të vendit që aspiratat tona të gjejnë rrugë sa më të shpejt.
“Pa asnjë dyshim, brezi i ri është e ardhmja e qëndrueshme. Vendi ynë është në Evropë, dhe aty e ka vendin!”, ka thënë Tahiri.