Tahiri: Në Parlamentin Evropian u konfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave

10 shtator 2020 | 22:10

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se gjatë vizitave që kanë pasë sot në Bruksel bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti ka pasur pajtueshmëri që Kosovës duhet t’i hiqen vizat.

“Në Parlamentin Evropian në të gjitha takimet, me presidentin e Parlamentit Evropian, z. Sassoli, në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe në Grupin e Miqësisë për Kosovën u konfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave. U tha që mungesa e liberalizimit të vizave e dobëson rolin e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe si ndërmjetësues në dialog. Tani duhet punë aktive në reforma evropiane dhe takime bilaterale me shtetet anëtare për të dëshmuar se Kosova është gati në rrugetimin e saj drejt BE-së”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Në takime me deputetë theksova se njohja nga 5 vendet, investimet programore dhe ato kapitale kanë rëndësi jetike për zhvillimin e vendit tonë. Sa më prezente që është Evropa si tërësi në Kosovë e rajon aq më pak do të kenë ndikim agjendat anti-perendimore”, ka shkruar Tahiri.
(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në emisionin…