Tahiri: Në shtator duhet ta kemi në rend dite mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti
25 korrik 2023
| 14:05
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që mocioni i tyre për mosbesim ndaj qeverisë Kurti të përkrahet nga opozita.
“Kjo qeveri këtë vit po karakterizohet si qeverisja më e dobët. Si Grupit Parlamentar ne nuk do të bëjmë asnjë kuorum dhe nuk do të votojmë asnjë projektligj”, ka thënë ai.
Tahiri ka theksuar se qeveri Kurti nuk e meriton asnjë mbështetje.
“Ne si opozitë duhet ta shtyjmë mocionin përpara dhe ka një dakordim për këtë çështje dhe në shtator duhet ta kemi në rend dite mocionin e mosbesimit”, ka thënë Tahiri gjatë një adresimi me gazetarë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.