Tahiri në takim me Dumoshin dhe Zogajn flasin për monumentet dhe shtatoret
07 dhjetor 2020
| 14:45
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka pritur sot në takim ministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi dhe Bislim Zogaj, drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, me të cilët ka diskutuar rreth rolit të qeverisë në përcaktimin e kritereve nga profesionistët e fushës me eksperiencë vendore e ndërkombëtare për ngritjen e monumenteve dhe shtatoreve, raporton “Epoka e re”.
Sipas Tahirit, këto monumente dhe shtatore duhet të përcaktohen në bazë të vlerave historike dhe kombëtare.
“Rendi ligjor dhe rregullat duhet të përcaktohen nga qeveria në bashkëpunim me komunat dhe ekspertët e fushës”, ka thënë Tahiri pas takimit.