Tahiri në takim me Viola von Cramon: BE-ja duhet ta lehtësojë rrugën integruese për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se në takim me eurodeputeten gjermane, Viola von Cramon e cila është edhe raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovë, ka theksuar nevojën për forcimin e perspektivës evropiane për Kosovën dhe nevojën për mbështetje nga BE-ja në këtë proces.
Në këtë takim, Tahiri ka theksuar se rruga e Kosovës drejt BE-së është rrugë njëkahëshe.
“Po ashtu, theksova se BE-ja duhet të dinamizojë e qartësojë hapat, duke forcuar koordinimin me institucionet e Kosovës. Rruga integruese duhet ndjekur nga Kosova, por me qartësi, ndërkaq me përkrahje e lehtësim nga BE-ja. Aktualisht, krijohet përshtypje që ky proces po mbetet vetëm njëkahor. Na duhet qasje proaktive për përshpejtimin e proceseve eurointegruese”, ka deklaruar Tahiri.