Tahiri: Nëntë anëtarë të një familje janë infektuar me Covid-19 në Vushtrri

08 qershor 2020 | 23:05

Pas testimeve të sotme, 15 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Vushtrri. Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri ka bërë më dije se prej tyre, 9 janë anëtarë të një familje.

“Është tepër vështirë me luftuar me një virus të padukshëm, kur brenda familjes s’ka kujdes dhe nga 1 i infektuar bëhen 9, 20 e 30 raste”, ka shkruar Tahiri në  profilin e vet në “Facebook”.

Shkrimi i plotë i Tahirit në “Facebook”:

Ju lutemi, KUJDES!

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sonte i kemi 15 raste të reja. Prej tyre, 9 anëtarë të njëjtës familje, 1 qytetar i infektuar në Prishtinë dhe të tjerat janë raste kontakti.

Është tepër vështirë me luftuar me një virus të padukshëm, kur brenda familjes s’ka kujdes dhe nga 1 i infektuar bëhen 9, 20 e 30 raste.

Çdo masë e kemi marrë e do ta marrim për të mbrojtur shëndetin, por nëse nuk na ndihmoni e nuk ruhemi secili, kjo është e pamundur.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka treguar se…