Tahiri: Nesë pagat nuk dalin sonte deri në orën 00:00, qeveria kryen shkelje të rëndë

01 tetor 2024 | 10:56

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj mosekzekutimit gjatë ditës së djeshme të pagave për shërbyesit civilë.

Tahiri tha se mosekzekutimi i pagave nga qeveria është një shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve dhe një dështim total i institucioneve.

Ai ka shkruar në “Facebook” se nëse pagat nuk dalin as sonte deri në ora 00:00, ekzekutivi kryen shkelje të rëndë ligjore.

“Në fakt, shkelja ka ndodhur që nga ora 16:00, kur përfundon orari zyrtar i punës”, theksoi ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për…