
Tahiri: Nëse preken kufijtë në Ballkan, bëhet mirë për shqiptarët sepse bashkohet i gjithë kombi
Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se tashmë kanë nisur spekulimet për bisedimet Ukrainë-Rusi që po udhëheq presidenti amerikan Donald Trump.
Ajo ka thënë se në këto spekulime po flitet edhe për ndryshime kufijsh, përfshirë edhe Ballkanin dhe Kosovën e Serbinë.
Tahiri ka shkruar se Donald Trump e di mirë që s’mund të ketë ndryshim kufijsh vetëm në një pjesë të Ballkanit dhe nëse do të ndodh diçka e tillë, do të ndryshohen të gjithë kufijtë, me paqe apo me luftë.
Ajo ka thënë se nëse ndodh, bëhet mirë për shqiptarët, meqë do të bashkohen në një komb.
“Kane nisur spekulimet rreth bisedimeve paqësore Ukraine-Rusi të udhëhequra nga Trump. Spekulime nga analiste pro-rus e pro- Serbi po afirmojnë idenë e ndryshimit të kufijve duke përfshirë edhe Ballkanin, pra mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo Trumpi e di mirë se nuk ka ndryshim kufijsh vetëm në një pjesë të Ballkanit sepse ato do të ndryshohen në gjithë Ballkanin, me paqe apo me luftë – në këtë rast bëhet mirë për në shqiptarët sepse bashkohet kombi shqiptar, i ndarë tragjikisht që një shkekull”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.