Tahiri nga Jordania: Lufta mes Izraelit e Palestinës po e trazon botën (video)
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është duke qëndruar në Jordani.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka postuar një video ku shihet tek vendi – Deti i Vdekur i Jordanisë, afër Izraelit dhe Jordanisë.
Tahiri ka theksuar se lufta mes Izraelit dhe Hamasit është një konflikt dhe luftë të tmerrshme që është duke e trazuar rajonin dhe botën.
“Jam këtu në Detin e Vdekur të Jordanisë. Në anën tjetër, siç po shihet, është Izraeli, ndërsa pjesa tjetër është Bregu Perëndimor i Palestinës. Për momentin, banorët e kësaj toke të bekuar janë duke u ballafaquar më një konflikt dhe luftë të tmerrshme. Lutemi që kjo të përfundojë sa më shpejtë, për shkak se është duke e trazuar rajonin këtu, mirëpo edhe gjithë botën”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.