Tahiri ngushëllon familjen e pacientes që humbi jetën nga Covid-19

16 prill 2020 | 18:07

Një grua e moshës 71-vjeçare nga Komuna e Vushtrrisë sot ka vdekur pasi ka qenë e infektuar me koronavirus.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës.

“Shtabi Emergjent Komunal, të gjithë ne i shprehim ngushëllime familjes dhe të afërmve, në këtë kohë të dhembjes së madhe. Bashkë me familjen po organizojmë ceremoninë e varrimit. Zoti e mëshiroftë haxhiken. Ky është lajmi për të cilin jam lutur që kurrë mos ta jap për qytetin e qytetarët tanë. Ky armik i padukshëm po vret njerëz pa dallim kudo në botë edhe tek ne. Prandaj ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin”, ka shkruar tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kjo është vdekja e njëmbëdhjetë e pacientëve me Covid-19 në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolonat e mëdha të makinave që grumbulloheshin në këtë pjesë…