Tahiri: Një 32-vjeçare nga fshati Pestovë është e infektuara e shtatë në komunën e Vushtrrisë me Covid-19
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se rasti i shtatë i konfirmuar me Coronavirus (COVID-19) në Vushtrri, është një paciente e gjinisë femërore, 32 vjeçare.
Tahiri ka bërë të ditur se pacientja është rast ikontaktit dhe vjen nga fshati Pestovë.
Ai luti të gjithë qytetarët e Vushtrrisë të qëndrojnë në shtëpi dhe uroi për të gjithë të infektuarit, shërim sa më të shpejt.
“Sonte është konfirmuar rasti i 7 me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë. Ju lutemi shumë të ruani vetën e familjen tuaj, ruani qytetin tonë, rri në shtëpi, mbaje distancën mbaje disciplinën e pastërtinë. Pacientja është rast kontakti, e gjinisë femrore, e lindur më 1988 nga fshati Pestovë. Urojmë që të gjithë të prekurit me Covid-19 të kenë shërim sa më të shpejtë”, shkruan Tahiri.
https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/posts/1334200110110532