Tahiri njofton se Kryesia i ka kërkuar Komisionit për legjislacion hartimin e ligjit për deputetët
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që Komisioni për Legjislacion të fillojë punën për hartimin e ligjit për deputetët.
“Ajo që dua të ndaj me ju që e vlerësojë si shumë të rëndësishme, lidhet me kërkesën që Kryesia e Kuvendit i bën Komisionit për Legjislacion për fillimin e hartimit të ligjit për deputet. Ligji për deputet e rregullon performancën, respektivisht përgjegjësinë që i zgjedhuri i popullit e ka në këtë Kuvend”.
“Ligji për deputet siç e dini është kontestuar njëherë nga Gjykata Kushtetuese, tani është koha që ky ligj të formësohet, formësimi dhe krijimi i një ligji për deputet është detyrë e jona. Ka qenë i imi në Komisionin për Legjislacion, tani kryesia ka vendosur që ky komision të fillojë punën për hartimin e këtij ligji”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Më tutje, Tahiri është shprehur se ka pasur një darkodim të të gjitha subjekteve politike për ndryshimet në reformën zgjedhore.