Tahiri: Nuk do të votojmë deri në ditën kur të ftohet seanca për shpërndarje të kuvendit

25 korrik 2023 | 15:03

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se deputetët e këtij subjekti do të rifillojnë votimin në Kuvendin e Kosovës kur të shpërndahet legjislatura e tanishme.

Ai, në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, ka theksuar se ky qëndrim i tyre për shkak të situatës së vështirë të Kosovës, që sipas tij, është si pasojë e Qeverisë së Albin Kurtit.

“Ne nuk do të votojmë deri në ditën kur ta ftojmë një seancë për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës. Këtu rrugëdalje nuk ka më jemi në degradim të skajshëm që e kemi pasur tani e dy vite e gjysmë. Ju e shihni degradimin e madh që po e jetojnë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Më tej, Tahiri ka theksuar se në kryesi PDK-ja ka propozuar që të votohet për një debat lidhur me përgjimet që janë publikuar të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke biseduar me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.

“Pika e propozuar nga PDK-ja nuk mori vota pro, ka mbetur që në seancën e së premtes ta hedhim në votim”, ka thënë Tahiri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe xhudistët e Kosovës kanë nisur sot garat në Festivalin…