Tahiri: Nuk mund të bëhet vetingu e reforma në drejtësi nga një parti
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se dje u dakorduan që pronësinë mbi vetingun ta merr Kuvendi i Kosovës, në mënyrë që, në qoftë se duhet të ketë ndryshime kushtetuese, atëherë të ketë një konsensus mes partive politike.
“Një parti politike nuk mund ta bëjë vetingun dhe as këto ligje, për shkak se vjen partia tjetër dhe do ta rrëzojë këtë proces të vetingut. Dhe, në qoftë se, ne, dje u dakorduam që të përcaktojmë saktësisht përbërjen, mandatin, detyrat në këtë proces, ky ligj i cili bie ndesh me Kushtetutën dhe është kundërshtuar ekskluzivisht nga Komisioni i Venecias, duhet të kthehet dhe të diskutohet”.
“Për të mos pasur paqartësi në të ardhmen, në qoftë se këto ligje do t’i shtyjmë me një agjendë të një partie, atëherë nuk do të keni konsensus për ndryshime që duhet të ndodhin në një proces shumë të rëndësishëm, siç është vetingu. Për të mos pasur paqartësi, në qoftë se do të shtyjmë këto ligje me një agjendë të një partie, atëherë nuk do të keni konsensus për ndryshime që duhet të ndodhin në një proces shumë të rëndësishëm, siç është vetingu. Kontestet penale nuk mund të vendosen përmes një procedure civile”, ka thënë Tahiri.