Tahiri: Nuk votojmë asgjë në Kuvend derisa Kusari-Lila është këtu
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do të votojë asgjë në Kuvend për sa kohë Mimoza Kusari-Lila vazhdon të jetë në pozitën e shefes së grupit të parlamentar të Vetëvendosjes.
“Pra personi i cili mund ta ketë vra direkt Afrim Bunjakun na e ka përcaktuar vendimmarrjen në kuvend. Pra sot kjo shtëpi e jonë është kriminalizuar aq shumë. Kur cenohet siguria kombëtare e vendit tonë s’ka çështje më të rëndësishme në këtë kuvend për të biseduar. Kusari-Lila e akuzonte se PDK-në e solli në Kuvend për të votuar, kjo zonjë me Raodjçiqit na ka përcaktuar agjendën Ne s’do të vazhdojmë as marrëveshjeje ndërkombëtare as asgjë, as çështje tjera përderisa e keni Mimozën në krye të grupit. Kurrë njollë më të zezë nuk ka me pas se sa përfshirja e një terroristi në vendimmarrjen e Kosovës”.
“Tash jemi njoftuar me fakte të reja për përfshirjen e kryeterroristit Milan Radojiçiq. U njoftuam që Radojiçiq në koordinim me Kusari-Lilën e kanë përcaktuar pagën minimale në RKS. Përmes këtij koordinimi kanë lënë jashtë kategorinë më të ndjeshme: veteranët, invalidët dhe dëshmorët. Këta edhe kandidatë të përbashkët paskan pasur për GJK. I falënderoj disa deputetë të VV-së që kandidaten e Millanit e të Mimozës që tash është zëvendësministër i Drejtësisë, Vigan Qarollin, ta pamundësojmë shkuarjen e tij në Gjykatë Kushtetuese. E rrezikshme dhe gjë që cenojnë sigurinë kombëtar, ne si PDK kërkojmë që pikat të shtyhen për një seancë tjetër, por të diskutojmë për përfshirjen e Radojçiqit në vendimmarrjen e Kosovës. Kuvendi është kontaminuar dhe kriminalizuar aq shumë sa që nuk e meriton për besë as me vazhduar”, ka thënë Tahiri në Kuvendin e Kosovës.