Tahiri: Opozita nuk i ka votat për ta rrëzuar Qeverinë
08 dhjetor 2018
| 23:37
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, në emisionin “Personale” të RTV Dukagjinit, ka bërë me dije se nuk do të ketë zgjedhje të reja.
“Zgjedhjet nuk janë afër”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë.
Tahiri ka thënë se AAK-ja është e gatshme çdo herë për zgjedhje.
Ai ka theksuar se kjo Qeveri po bën punë të mira.