Tahiri: Osmani dhe Kurti po zihen për incidentin në Shkup, por a ka kush t’i përgjigjet zhgënjimit të aleatëve?
07 gusht 2024
| 13:06
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar udhëheqjen institucionale të Kosovës.
Ajo thënë se nuk ka kush që t’i përgjigjet zhgënjimit të aleatëve perëndimorë për veprimet e pakoordinuar të kryeministri Albin Kurti në veri.
Tahiri ka shkruar se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po zihen për incidentin në Shkup.
“A ka kush t’ju përgjigjet zhgënjimit të aleatëve për veprimet e pakoordinuara të Kurtit rreth hapjes se Urës së Ibrit se udhëheqja jonë presidentja dhe kryeministri po zihen rreth incidentit se kush e pësoi e kush e minimizoi këtë incident te Presidentes ne aeroportin e Shkupit – sa skandaloze aq e mjerueshme për një udhëheqje shtetërore!”, ka shkruar Tahiri.