Tahiri parashikon rënie të Vetëvendosjes në zgjedhjet e ardhshme

21 maj 2020 | 08:57

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili kishte thënë se të gjitha partitë janë bërë bashkë kundër LV-së dhe se kanë frikë nga zgjedhjet.

Tahiri ka thënë se zgjedhjet do të mbahen brenda një viti dhe deklarata e Kurtit do të demantohet. “Brenda një viti do të ketë zgjedhje. Ndoshta nuk do të shkojë as një vit, pra pas përfundimit të pandemisë dhe do ta shohim, se kjo deklaratë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, do të demantohet”, ka thënë Tahiri në “Debat Plus”.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se nëse Kurti do të ishte në pozicion aq të favorshëm nuk do të kishte frikë nga formimi i qeverisë së re nga ana e LDK-së. “E shoh një panik  te Kurti. LV do të fillojë të ketë rënie në zgjedhjet e reja”, ka shtuar ai, duke parashikuar se LV-ja më nuk ka asnjë mundësi që të rritet.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nuk e ka…