Tahiri pas emërimit të Vitisë: Për mafinë e shëndetësisë, me gjasë ky durim prej tremuajsh ia paska vlejtur

26 dhjetor 2022 | 14:43

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar pas riemërimit të Arben Vitisë në postin e ministrit të Shëndetësisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tahiri ka thënë se për mafinë e shëndetësisë “me gjasë ky durim prej tremuajsh ia paska vlejtur”.

“Pas afër tre muaj pritjesh për të reflektuar përballë degradimit të shëndetësisë, degradim që u manifestua edhe tragjikisht, kryeministri Kurti paska vendosur që ta rikthejë në krye të shëndetësisë një ish ministër, i cili, mbahet mend veç për një gjë: strehimin pas videove me mesazhe durimi, kur pandemia rrezikonte jetën e qytetarëve. Ditë të mira për shëndetësinë siç duket, nuk do të ketë edhe për një kohë. A për mafinë e shëndetësisë, me gjasë ky durim prej tre muajsh ia paska vlejtur”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletika është një ndër sportet më atraktive. Në botë është…