Tahiri pas vendimit të Kushtetueses: Jam i lumtur që qëndruam në krye të detyrës për ta mbrojtur shtetin
Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konfirmuar të bazuara të gjitha pretendimet për Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës në Shërbimin Civil të Kosovës, i cili është miratua nga pushteti në tetor të vitit të kaluar, me qëllim për kapjen dhe nënshtrimin e administratës, ka reaguar në shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri.
Ai ka thënë se janë të lumtur që ka qëndruar në krye të detyrës për ta mbrojtur shtetin dhe adimistratën publike.
“Jam i lumtur që si grup parlamentar kemi qëndruar në krye të detyrës për ta mbrojtur shtetin, administratën publike, të drejtat dhe liritë e qytetarëve përballë tentimeve të dështuara për të shkatërruar vlerat dhe parimet e demokracisë tonë kushtetuese të ndërtuara me shumë mund dhe sakrifica”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.