Tahiri pasi Kurti e pranoi Asociacionin: Erdha, dështova, mashtrova dhe pranova
23 mars 2023
| 09:56
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të mërkurën, i cili e pranoi publikisht që Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së Ohrit.
Tahiri për këtë ia ka përkushtuar një postim në “Facebook” Kurtit, duke e quajtur atë mashtrues.
“Erdha, dështova, mashtrova, pranova – i atribuohet Kurtit pas pranimit publik te asociacionit”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.