Tahiri: PDK-ja dhe LDK-ja ia dinë vlerën marrëveshjes me njohje reciproke

12 mars 2023 | 13:20

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se dy partitë opozitare ia dinë vlerën thelbësore marrëveshjes me njohje reciproke.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se as Vetëvendosja e as kryeministri Albin Kurti nuk ua dinë vlerën kësaj marrëveshje sepse nuk kanë ekzistuar në kohën e sepse nuk kanë ekzistuar në kohën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.

“PDK-ja dhe LDK ia dinë vlerën thelbësore të marrëveshjes me njohje reciproke sepse janë trashëgimtare të UÇK-së dhe LDK-së që janë realizuesit e pavarësisë së Kosovës, ndërsa LV-ja dhe as Kurti nuk ia dinë vlerën sepse nuk kanë ekzistuar në kohën e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 175,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion për të rikthyer…