Tahiri për mosfaljen e borxheve: Qeveria injoroi qytetarët, do të iniciojmë nismë ligjore

04 qershor 2021 | 15:46

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë në një konferencë për medie se Qeveria e Kosovës ka injoruar qytetarët kur në Kuvend është vendosur për mosfaljen e borxheve të bizneseve gjatë pandemisë.

Tahiri ka thënë se e ka përmendur edhe pagesën e energjisë në veri prej 11 milionë euro, të cilën e ka quajtur si të kundërligjshme.

“Ajo çka pame sot është që qeveria e bëri një injorim të çuditshëm ndaj kërkesës së grupit tonë parlamentar për faljen e borxheve në kohë pandemie”.

“Ishte kulminacioni injorimi i votë së qytetarëve duke u thirr në numrin e arrogancës së votave. Kundërligjshëm janë paguar 11 milionë euro për në veri, kjo qeveri ka ardhur në pushtet në emër të barazisë. Ne nuk do të ndahemi në adresimin e kësaj çështje do të nisim nismën legjislative në Kuvend për faljen e borxheve”, ka thënë Tahiri.

Ai i është kundërpërgjigjur edhe deputetes Mimoza Kusari-Lila, e cila në Kuvend ka thënë se nuk është serioze rezoluta e AAK-së.

“Se sa është serioze flasin dokumentet nisma jonë ka qenë e sinqertë dhe bazohet mbi nevojë , a është serioze pagesa e 11 milionë eurove, bash në komisionin që drejton deputetja Kusari-Lila”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rekomandim të stafit mjekësor të ekipit Kombëtar, futbollisti i…