Tahiri për arratisjen e Enver Sekiraqës: Dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme
19 maj 2024
| 19:21
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në nivelin më të ulët.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se arratisja e Enver Sekiraqës është dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë dhe për këtë duhet dhënë llogari.
Sipas tij kjo është një arsye më shumë përse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme.