Tahiri për Dejona Mihalin: Vetëm vonim sepse pa kërsit s’mundet

26 shtator 2024 | 19:03

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në T7 është pyetur për portretizimin që i bëhet Dejona Mihalit, si person që kontrollon të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend.

Tahiri ka thënë se Mihalit i është deleguar funksioni dhe fuqia nga kryeministri Albin Kurti.

“Funksioni i saj është funksion që ia ka deleguar Albin Kurti”.

“Kurti e ka bo një punë interesante, funksioneve iu jep fuqi. Kjo funksionin e ka shumë të lartë, por kontrollin e lartë e ka kryeministri Kurti”, ka thënë Tahiri.

Duke folur për këtë temë, shefi i deputetëve të AAK-së thotë se i analizon gjerat më gjerë dhe në mënyrë më racionale dhe sipas Tahirit aty ku është përzier parapolitika “ka vonim, se pa kërsit s’mundet”.

“Unë mundohem me i analizu më gjerë, ma të qetë e më racionale. Qaty ku ka prekë parapolitika, qaty ku i ka shti hundt dikush që s’ka funksion me kry punë, vec vonim se pa kërsit nuk mundet. Mendo pak në të kaluarën. Njerëzit idhnohen. Sepse deputeti don me folë, s’e len. Don me e ngrit një çështje deputeti që i ka fitu votat, nuk e len me folë. Don me bo ministri, thotë jo mos e bon ato, bone kto”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka…