Tahiri: Për dy vite me Qeverinë Haradinaj 128 milionë euro më shumë për komunat
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri ka theksuar se gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, për dy vjet janë ndarë 128 milionë euro për komunat.
Ai në detaje ka nxjerrë shifrat që janë ndarë për komunat.
Shkrimi i plotë i tij në “Facebook”:
Në dy vite 128 milionë më shumë për komunat
Fakte për ata që flasin për menaxhimin e buxhetit të dhëna vetëm për komunat në mes vitit 2017 dhe 2019:
91 milionë euro më shumë për komunat nga Granti i Përgjithshëm;
21.5 milionë euro më shumë nga Granti Specifik për Arsimin Parauniversitar;
9.2 milionë euro më shumë nga Granti Specifik për Shëndetësi.
Këtu nuk përfshihen investimet dhe projektet kapitale nga qeveria. Trajtim pa dallime politike dhe prespektivë zhvillimore për komunat.
100% të përkushtuar për zhvillimin e komunave të Kosovës.