Tahiri për fabrikën e municionit: Po bëhet për efekt elektoral
07 janar 2025
| 12:10
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se paralajmërimet për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e municionit, janë bërë për efekt elektoral.
Ai në Tëvë1, citohet të ketë thënë se ndërtimi i fabrikës është vetëm në letër.
“Ajo në letër është. Si në fushatë që i qesim ato maketat. Këta i kanë qitë maketat e fotografitë, për ‘syreta” këta të mbysin. Këta janë ekspertë të maketave e fotografive. Asgjë nuk ndodh, as nuk është tu ndodhë. Që 1 muaj a ka ndodhë diçka. Këto janë për fushatë”, citohet se ka thënë Tahiri.
Mes tjerash, ai ka shtuar se armatimet e FSK-së që po i prezanton Qeveria Kurti, janë nga marrëveshje të bëra në kohën e qeverisjes së AAK-së.