Tahiri për Gërvallen: Që bie Kosova në këtë derexhe, nuk ka besuar askush!

09 korrik 2023 | 08:05

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të kryediplomates Donika Gërvalla, se BE-ja është një “tigër prej letre” sa i përket aspektit të sigurisë.

Tahiri thotë se diplomacia e qeverisë Kurti e ka vendosur edhe njëherë Kosovën në një kurs fyes dhe të përplasjes direkte me Perëndimin.

Shefi i deputetëve i AAK-së thotë se që do të vinte Kosova në një derexhe s’e ka besuar askush.

Reagimi i plotë i tij:

Diplomacia publike e Qeverisë së Kosovës, sot, edhe njëherë e vendosi Republikën e Kosovës në një kurs fyes dhe të perplasjes direkte me perendimin, me ShBA-në dhe BE-në. Formulimi “Tigër prej Letre” buron nga periudha e luftës së ftohtë, dhe për ironinë e kombinimit të rrethanave politike aksidentale, përdoren nga një ministre e jashtme, e cila po dëmton çdo ditë të gjitha raportet në të gjitha instancat. Që bie Kosova në këtë derexhe, nuk ka besuar askush!!!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën mot kryesisht i kthjellët dhe me vapë. Prania…