Tahiri për hapjen e Urës së Ibrit: Propagandë e Kurtit për të fshehur se e ka bërë gati statutin e Asociacionit
14 gusht 2024
| 10:49
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se diskutimet për hapjen e urës së Ibrit nga Qeveria Kurti, po bëhen për të fshehur Asociacionin.
Tahiri ka thënë se Kurti e ka bërë gati Asociacionin dhe do të publikohet sapo të hapet ura e Ibrit.
“Kurti me beteja të vogla po mbush hapësirën e dështimeve të medha në dialogun e Brukselit-Ura e Ibrit është restauruar nga Bashkimi Evropian tash sa vite dhe kjo propagandë e Kurtit se gjoja do ta restauron e do ta hap urën është për të fshehur se e ka bërë gati statutin e Asociacionit dhe priteni se kjo do të del në publik sapo të hapet ura nga BE-ja dhe amerikanët…” – ka shkruar ajo në “Facebook”.